Loading...

Thirrja dë shpëruese e nënës nga Vlora:’Djalin tim e dë nuan padrejtësisht përjetë për një k rim që nuk e ka kryer

Kushulla Banaj ka treguar historinë fatkeqe të djali të saj, për të cilin pretendon se është dënuar padrejtësisht me bùrgim të përjetshëm për një k rim që ajo thotë se nuk e ka kryer.

Në vitin 1997, gjatë një gr abitje në një familje në Patos, mbeti e vd ekur gruaja e shtëpisë dhe fëmija e saj. Pasi është kapur njëri nga autorët e kësaj ngjarje, ai ka përmendur emrin e Eduardit, si një ndër grabitësit, por pa i cilësuar mbiemrin.

Kështu pretendoi e ëma e tij, e cila është bërë sot pjesë e emisionit “Historia ime” në Tv Klan.

Policia ka arrestuar dhe burgosur djalin e Kushullës, që quhet Eduard, i cili sipas saj, ka qenë në Greqi ditën e grabitjes dhe për këtë gjë ajo thotë se ka prova të mjaftueshme, por nuk i vjen në ndihmë asnjë gjykatë.

Ajo ka treguar se pronari në Greqi ku ka punuar djali i saj, është i gatshëm të dëshmojë, e ka vërtetuar me një dokument që ai në atë periudhë kohe ka qenë në Greqi, dhe ditën e vrasjes Eduardi ishte i shtruar në spital.

Një nga këto prova nuk është marrë ende nën shqyrtim nga gjykata, – thotë znj.Kumbulla, – prandaj ajo iu drejtua studios “Historia Ime”, për të kërkuar ndihmë. Ajo shprehet se djali i saj ka qenë një nxënës me nota të larta dhe ia ka dërguar të gjitha librat e Juridikut në bùrg për t’i lexuar.

Ju e çuat çështjen në shkallë të dytë.

Kushulla Banaj: Po në Apelin e Vlorës. Apeli i Vlorës as nuk e çau kokën fare. Nuk thirri asnjë dëshmitar. Avokati i Eduardit kishte biseduar dhe i kishte thënë që mund të sillnin edhe pronarin e Eduardit nga Greqia, ata nuk pranuan. Më pas e çova tek Gjykata e Lartë dhe ajo pranoi dy shkallët e gjyqësorit më pas e çoj në Gjykatë Kushtetuese.

Çfarë vendimi mori Gjykata Kushtetuese për këtë rast?

Kushulla Banaj: E ka rikthyer tek Gjykata e Lartë për rishikim të çështjes.

Sa vite ke që endesh gjyqeve?

Kushulla Banaj: Që 8 vite, i kam kërkuar të flas me Kryeministrin, Presidentin dhe nuk më kanë hapur derën. Në të gjitha institucionet i kam dërguar provat e çdo gjëje. Asnjë nuk e çan kokën.

Eduardi e ka pranuar ndonjëherë, apo asnjëherë nuk ka firmosur asnjë gjë që ka qenë pjesëmarrës në atë ngjarje?

Kushulla Banaj: Djali im nuk njeh asnjë nga ata që kanë qenë pjesëmarrës në ngjarje, e ka thënë edhe në gjyq edhe nëpër shkresat. Ai ka qenë në emigrim, e kam çuar në shkollë jashtë sepse ka qenë me dhjeta tek motrat e mia. Aty nuk u rregullua dot me dokumente dhe punonte ku gjente punë.

/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com