Teuta fiton për herë të parë Superkupën e Shqipërisë.
Ndeshja Tirana-Teuta, e luajtur mbrëmjen e sotme, përfundoi 1-2 duke bërë kështu që bregdetarët të fitojnë për herë të parë këtë trofe në historinë e saj.
Të dy golat janë shënuar nga Rubin Hebaj në minutën e 22 dhe 34.
Tiranashkurtoi diferencën në pjesën e dytë me Julian Vrapin në minutën e 75.
Skuadra e Edi Martini luajti me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të mbrojtësit Renato Arapi.
Tashmë të dyja skuadrat do të vijojnë me angazhimet evropiane.