Loading...

Një tjetër shtet europian pezullon fluturimet me Shqipërinë/ Ky vendim është marrë pas situatës me Covid

Polonia pezullon fluturimet me Shqipërinë. Ky vendim është marrë pas situatës me koronavirusin në vendin tonë.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Poloni njoftojnë se për shkak të vendimit administrativ për pezullimin e trafikut ajror midis Shqipërisë dhe Polonisë, të gjitha lidhjet PLL LOT të planifikuara në këtë itinerar, pas datës 1 shtator të këtij viti do të anulohen”, thuhet në reagim.

Ndërkaq, për udhëtarët që planifikojnë të kthehen në Poloni, LOT do të organizojë 2 fluturime charter nga Tirana në Varshavë, përkatësisht në datën 5 dhe 8 shtator 2020.

Biletat për këto lidhje, nuk janë më të disponueshme për shitje përmes sistemeve të prenotimit.

Ndërsa, të gjitha biletat që janë blerë deri më 1 shtator të këtij viti, mbeten të vlefshme dhe nuk kërkojnë konfirmimin e rezervimit.

Lidhjet janë në dispozicion falas për pasagjerët PLL LOT që tashmë kanë prerë bileta për fluturime nga Shqipëria në Poloni. Ndërsa, për qytetarët të cilët duan t’i përdorin ato linja dhe plotësojnë kushtet për hyrje në territorin e Polonisë, do të duhet të paguajnë një tarifë.

Udhëtarëve me bileta për fluturimet të planifikuara pas 1 shtatorit të këtij viti, të cilat u anuluan për arsye administrative, do t’ju ofrohet një ndryshim në një nga fluturimet speciale të lartpërmendura, pa pagesë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com