Loading...

Detaje të reja lidhur me ak sidentin tr agjik të mbrëmjes së të dielës

Dalin detaje të reja lidhur me ak sidentin t ragjik të mbrëmjes së të dielës në dalje të tunelit Tiranë-Elbasan, ku dy vajza të reja humbën jetën dhe dy të tjera mbetën të pl agosura.

Katër vajzat udhëtonin me një makinë tip ‘Volkswagen’ me targa AA 409 VE, dhe ishin nisur drejt Korçës, për të festuar 25-vjetorin e drejtueses së mjetit, Denisa Dibra.

Ato u përplasën nga një makinë tip “Benz”, me targa AB 209 AD, i drejtuar nga Behar Pema, i cili në gjendje të dehur kreu manovra të rrezikshme në rrugë, manovra të cilat rezultuan tragjike.

Denisa mbeti e plagosur, ashtu si shoqja e saj Nervida Garunja, 24 vjeçe.

Ndërkohë përplasja rezultoi fatale për motrën e Nervidës, Lusinda Garunja, 19 vjeç dhe shoqen tyre Xhaneta Qallia, 18 vjeç, të cilat ndodheshin pasagjere në mjet.

Aktualisht Denisa dhe Nervida ndodhen të shtruara në spitalin e Traumës me dëmtime të shumta, por për momentin jashtë rrezikut për jetën.

Në përfundim të veprimeve hetimore, policia e Elbasanit arrestoi 58-vjeçarin Behar Pema, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”. /noa.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com