Loading...

Arr estohet vajza 18-vjecare e shqiptarit, e dyshuara kryesore e Po licisë për vr asjen e të atit

Një 47-vjeçar shqiptar mbeti i v dekur pas një zënke në familje mëngjesin e së enjtes në Zyrih. Lidhur me ngjarjen janë lënduar gruaja dhe e bija e tij.

Autoritetet zvicerane ndërkohë e kanë arr estuar të bijën e tij 18-vjeçare, pasi që ajo ak uzohet se vr au të atin me iniciale M.B.

Sipas mediave zvicerane, bëhet fjalë për një 47-vjeçar, i lindur në Kosovë dhe që është marrë me biznes të veturave për 20 vjet.

“Unë e njoh atë dhe familjen e tij gjatë”, ka thënë një nga punëtorët e tij. – “Kurrë nuk ka pasur zënka. Ishin njerëz shumë paqësor. Është e trishtueshme çfarë ka ndodhur”.

Siç ka rrëfyer ai, shqiptari nga Kosova kishte ardhur kur ishte 16-vjeç nga Kosova në Zvicër dhe me bashkëshorten kishte dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.

“Janë njerëz shumë të mirë. Djali po studion dhe e ka kompaninë e tij”, – ka thënë punonjësi. Edhe vajza e tij ka thënë se planifikonte të studionte e bashkëshortja punonte në firmën e tij.

Në Facebook i njderi kishte postuar në të kaluarën shumë foto me familjen.

Rretg 15 orë para ngjarjes tr agjike ai kishte postuar një foto duke tymosur një cigare.

Lidhur me ngjarjen, pas arrestimit të së bijës, he timet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të v rasjes së 47-vjeçarit me origjinë shqiptare.

/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com