Liverpool ka promovuar fanellat për sezonin e ri.
Xherdan Shaqiri, i cili ishte në dyshim nëse do të jetë pjesë e Liverpoolit në sezonin e ri, është fotografuar me fanellë të re, nga kampionët e rinj të Premier Ligës.
Xherdan Shaqiri ka kaluar dy sezone te Liverpool, duke fituar Ligën e Kampionëve dhe Premier Ligën.
Në sezonin e parë, ylli me prejardhje nga Kosova, ka regjistruar më shumë paraqitje, ndërsa sezoni i dytë, ka kaluar me shumë lëndime.
Nuk është ende e qartë nëse futbollisti që përfaqëson Zvicrën do të luajë për “Red-sat” në sezonin që vjen./noa.al/