Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen e parakohëshme nga jeta e Komandantit të Qendrës së Bashkuar Operacionale, Kolonel Neshet Shena.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se Shena kishte një karrierë të gjatë dhe drejtues model në radhët e Forcave të Armatosura. Ai u ka shprehur ngushëllimet e sinqerta familjarëve dhe të afërmve të Kolonel Shena.
“I trishtë lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të Komandantit të Qendrës së Bashkuar Operacionale, Kolonel Neshet Shena.
Me një karrierë të gjatë, të spikatur e të vlerësuar, Kolonel Shena do të mbetet shembull frymëzues i ushtarakut profesionist dhe drejtuesit model në radhët e Forcave tona të Armatosura, njeri me vlera dhe integritet të lartë qytetar.
Ngushëllimet më të ndjera bashkëshortes Rita, fëmijëve Kreshnik dhe Nerid, miqve, kolegëve dhe komunitetit të ushtarakëve për këtë humbje të madhe.
Lamtumirë Kolonel! U prehsh në paqe”, shkruan Meta.