Të paktën 16 milionë raste me Covid-19 në të gjithë botën janë raportuar në OBSH dhe mbi 640 000 vdekje.
Ndërkohë, pandemia vazhdon të përshpejtohet.
”Në 6 javët e kaluara, numri i përgjithshëm i rasteve pothuajse është dyfishuar”, deklaroi sot drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në konferencën e rregullt për shtyp për koronavirusin e ri.
”E enjtja e ardhshme shënon edhe gjashtëmujorin nga shpallja e urgjencës globale shëndetësore”, shtoi ai.
“Kjo është hera e gjashtë që një emergjencë globale shëndetësore është deklaruar në bazë të rregulloreve ndërkombëtare të shëndetit dhe është më seriozja”, theksoi Ghebreyesus./atsh