Loading...

Humb jetën vajza 9-vjeçe nga Covid-19

Kimora “Kimmie” Lynum ka ndërruar jetë më 18 korrik në Putnam, e sipas departamentit të shëndetësisë në Florida ajo është viktima më e re e koronavirusit në këtë shtet. Zëdhënësi i familjes, Dejeon Cain, ka njoftuar se e mitura nuk kishte probleme të tjera shëndetësore.
FLORIDA– Një vajzë në moshën 9-vjeçare ka ndërruar jetë nga koronavirusi në Florida

Kimora “Kimmie” Lynum ka ndërruar jetë më 18 korrik në Putnam, e sipas departamentit të shëndetësisë në Florida ajo është viktima më e re e koronavirusit në këtë shtet. Zëdhënësi i familjes, Dejeon Cain, ka njoftuar se e mitura nuk kishte probleme të tjera shëndetësore.

“Ajo ishte gjithmonë e lumtur dhe na bënte të gjithëve të lumtur. Ishte fenomenale”, tha Cain.

Ndërsa familjarët nuk kanë dijeni se ku mund të jetë infektuar pasi pjesën më të madhe të kohës e ka kaluar në shtëpi duke mos shkuar në shkollë apo vende të populluara me njerëz. Nëna e vajzës ka bërë testin, por nuk e ka marrë ende rezultatin. Deri më tani në Florida janë regjistruar 5,933 viktima dhe 432,747 të infektuar.

Burimi; CNN

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com