Loading...

Bonusi i bebes u ka shkuar prindërve të 15,713 të porsalindurve në 6 muajt e parë të 2020

TIRANË, 19 korrik /ATSH/ Në 6 muajt e parë të 2020 bonusi i bebes u ka shkuar prindërve të 15,713 të porsalindurve.

Kryeministri Edi Rama u ndal sot te kjo nismë e qeverisë, që ndihmon financiarisht familjet e reja për çdo të porsalindur, ndërsa uroi një të diel të paqtë.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje të triumfit të jetës e të dashurisë, e duke ju informuar se bonusi i bebes (40,000 – 120,000 lekë të reja) u ka shkuar prindërve të 15,713 të porsalindurve në 6 muajt e parë të 2020, ju uroj një të diel të paqtë”, tha Rama.

Politika më e re sociale e qeverisë e bonusit të bebes u jep familjeve 40 000 lekë për fëmijën e parë, 80 000 për fëmijën e dytë dhe 120 000 për fëmijën e tretë.

Prindërit e fëmijëve të sapolindur e tërheqin çekun e bebes në maternitetin ku ndodhen duke kryer regjistrimin e menjëhershëm të fëmijës, duke shmangur të gjitha vonesat dhe burokracitë që kanë ndodhur më parë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com