Greqia është gati të presë turistët këtë verë, theksoi kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, gjatë një vizite në ishullin emblematik Santorini, një ditë para rihapjes së sezonit turistik.
“Gjithçka është gati”, theksoi Mitsotakis, vendi i të cilit është prekur relativisht pak nga koronavirusi, me 183 të vdekur.
Ne sigurojmë rregullat e duhura për distancimin shoqëror për kthimin e turistëve në Greqi nga tridhjetë vende në rrugë ajrore, tokësore dhe detare nga e hëna.
“Prioriteti ynë numër një është siguria dhe shëndeti” i vizitorëve”, shtoi kreu i qeverisë, i zhvilloi një vizitë në një nga ishujt më turistikë të Greqisë për të nisur sezonin turistik para gazetarëve dhe anëtarëve të qeverisë.
Në një vend ku turizmi është vendimtar për ekonominë, qeveria ka ndërmarrë një fushatë për promovimin e turizmit.
“Ne dëshirojmë që vizitorët që vijnë të ndjehen të sigurt, ne dëshirojmë të mbrojmë shëndetin e tyre dhe atë të punonjësve të infrastrukturave turistike dhe të popullsisë lokale”, nënvizoi kryeministri grek.
Vetëm aeroportet e Athinës dhe Selanikut do të hapen për fluturimet me 30 vende, ndërkohë që aeroportet rajonale, përfshirë dhe ai i Santorinit, do të rihapen më 1 korrik./atsh