Më shumë se tetë milionë telespektatorë kanë parë dje në Rai gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Italisë mes Juventusit dhe AC Milan, që përfundoi me rezultatin (0-0), audienca më e lartë e sezonit për një ndeshje futbolli, njoftuan sot mediet sportive lokale.
Kjo ndeshje ishte e para e luajtur në Itali që prej 9 marsit dhe ndërprerjes së kompeticioneve si pasojë e pandemisë së koronavirusit.
Kur ai autorizoi rifillimin e futbollit, ministri italian i Sporteve, Vincenzo Spadafora u shpreh i kënaqur që ndeshjet e para ishin ato të mbetura për t’u luajtur në Kupën e Italisë, sepse ato transmetohen në mënyrë të qartë në televizion dhe janë të aksesueshme për një numër të madh teleshikuesish.
Dje, ndeshja mes Juventusit dhe Milan tërhoqi rreth 8,3 milionë telespektatorë në “Rai 1”, stacioni kryesor televiziv publik.
Bëhet fjalë për audiencën më të lartë për një ndeshje futbolli në Itali./atsh