Loading...

Zuckerberg: BE të bëhet rregullatore e teknologjive të reja

Kreu i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, i bëri thirrje sot BE-së që të bëhet rregullatorja e teknologjive të reja dhe të mos lejojë që vendet, si Kina, të vendosin standardin për botën.

“Tani për tani, shumë vende të tjera po e shikojnë Kinën dhe po i thonë vetes: Ky model duket se është në gjendje të funksionojë, ai mund t’i japë më shumë kontroll qeverisë sonë”, paralajmëroi ai, gjatë një intervistë me eurokomisionerin për Tregun e Brendshëm, Thierry Breton, e postuar në internet.

“Unë mendoj se do të ishte më mirë të kishim një kornizë të qartë rregullatore, që do të vinte nga vendet demokratike perëndimore dhe që do të bëhej standardi në të gjithë botën”, shtoi ai.

Zuckerberg përmendi si shembull Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR), e krijuar nga BE në 25 maj 2018, e cila që nga atëherë është njohur si model në shumë vende.

GDPR siguron të drejta të zgjeruara për përdoruesit e internetit dhe kërkon që çdo biznes, qoftë në rrjet apo jo, duhet të kërkojë pëlqim të qartë dhe pozitiv për të përdorur të dhënat personale të mbledhura ose të përpunuara në BE./ atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com