Loading...

Bilanci i COVID -19, më shumë se 4 305 790 raste infektimi në botë

Më shumë se 4 395 790 raste infektimi dhe 299 638 të vdekur u regjistruan sot në 196 vende dhe territore të botës, që nga fillimi i pandemisë.

Ndër këto raste, të paktën 1 501 900 sot konsiderohen të shëruar.

Që nga vlerësimi i bërë një ditë më parë në orën 17:00, janë regjistruar 5 398 vdekje të reja dhe 89 751 raste infektimi në mbarë botën.

Vendet që kanë regjistruar më shumë vdekje të reja në 24 orët e fundit: SHBA me 1 736 Brazili me 749 dhe Britania e Madhe me 428.

Kina (përjashtuar territoret e Hong Kongut dhe Makaos) regjistroi gjithsej 82 929 raste, përfshirë 4 633 vdekje dhe 78 195 të shëruar. 3 raste të reja infektimi u njoftuan midis të mërkurës dhe të enjtes.

Në numër rastesh, SHBA është vendi më i prekur, me 1 401 948 raste infektimi të regjistruara zyrtarisht, duke përfshirë 84 985 vdekje dhe 243 430 të shërime.

Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë, Britania e Madhe me mbi 33 614 vdekje për 233 151 raste, Italia me 31 368 vdekje për 223 096 raste Franca me 27 425 vdekje për 178 870 raste dhe Spanja me 27 321 të vdekur për 229 540 raste.

Europa – 1 825 812 raste (162 654 viktima).

SHBA dhe Kanadaja – 1 475 279 raste (90 539 viktima).

Amerika Latine dhe Karaibet – 429 138 raste (24 405 viktima).

Azia – 327 508 raste (11 455 viktima).

Lindja e Mesme – 254 853 raste (7 908 viktima).

Afrika – 74 877 raste (2 551 viktima).

Oqeania – 8 332 raste (126 viktima). / atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com