Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se punimet në aksin rrugor, Llogara-Sarandë po vijojnë me intensitet.
Sipas ARRSH-së aktualisht në zonën Dhërmi-Borsh po bëhet riparimi i shtresave të dëmtuara asfaltike.
Më pas, informon ARSSH-ja, puna do të vijojë me sinjalistikën vertikale dhe horizontale sidomos në zonat e banuara, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore në këtë aks
Nga një xhep fals i Shqipërisë, i gjithë aksi Llogara-Sarandë po transformohet dhe zhvillohet me shpejtësi, falë investimeve të qeverisë.
Rruga automobilistike nga Vlora në Sarandë është një nga më piktoresket në Shqipëri./atsh