Fifa njoftoi sot derdhjen gjatë ditëve në vijim të paradhënies prej 150 milionë dollarësh në subvencione për 211 federatat e saj anëtare, domethënë të gjitha ndihmat për vitet 2019 dhe 2020, me qëllim përballimin e pasojave të pandemisë së koronavirusit të ri.
“Të gjitha shtesat e mbetura, të destinuara për të mbuluar kostot operacionale të federatave anëtare në kuadër të programit “Forward” do të paguhen plotësisht për vitet 2019 dhe 2020”, tha Fifa në një njoftim për shtyp.
“Kësti i dytë i kostove operative për vitin 2020, i planifikuar fillimisht për në korrik, do të paguhet menjëherë”, shtoi organi.
Fifa do të paguajë në ditët e ardhshme 500 000 USD (463,000 euro) secilës shoqatë anëtare, pavarësisht nga madhësia e saj, si edhe çdo hua të mbetur për vitin 2019 dhe 2020.
Programi “Forward”, i filluar në vitin 2016, ofron ndihmë për të gjitha federatat.
Fifa shton se ky është hapi i parë në një plan për të ndihmuar komunitetin e futbollit. i prekur nga pandemia COVID-19″./atsh