Janë gjithsej 104 229 pacientë me koronavirus në Itali, me një rritje prej 675 krahasuar me dje, kur rritja kishte qenë 1 363.
”Kjo është rritja më e ulët për më shumë se një muaj: më 6 mars u regjistruar 620 pacientë të rinj”, sipas raportit të Mbrojtjes Civile.
Numri total i viktimave ka arritur në 21 067 viktima, ku në ditën e sotme kanë qënë 602, ndërsa dje viktimat kishin qenë 566.
Gjithashtu numri i personave të shërruar është rritur: ata janë 37 130, pra 1 695 më shumë se dje ku u regjistruan 1 224 persona.
Të shtruarit nën kujdesin intensiv janë ende në rënie: 3 186 pacientë janë në reparte, 74 më pak se dje.
Nga 104 229 pacientë në përgjithësi, 28 011 janë shtruar në spital dhe 73 094 janë në izolim në shtëpi./atsh