Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar kalendarin e kombëtares kuqezi në Ligën e Kombeve.
Pasi është hedhur shorti për ndarjen në grupe të 55 skuadrave përfaqësuese që garojnë në katër ligat e Kupës së Kombeve, ku Shqipëria u vendos në Grupin 4 të Ligës C sëbashku me Bjellorusinë, Lituaninë dhe Kazakistanin, është vendosur dhe kalendari. Federatat përkatëse u takuan ndërmjet tyre dhe përcaktuan rendin e ndeshjeve. Shqipëria do ta fillojë garën kualifikuese më 4 Shtator 2020 ndaj Bjellorusisë në transfertë dhe do ta përfundojë fazën e grupeve në 15 Nëntor ndaj Bjellorusisë në shtëpi.
Grupi 4:
Ndeshja e parë, 4 Shtator 2020: Bjellorusi-Shqipëri
Ndeshja e dytë, 7 Shtator 2020: Shqipëri-Lituani
Ndeshja e tretë, 10 Tetor 2020: Kazakistan-Shqipëri
Ndeshja e katërt, 13 Tetor 2020: Lituani-Shqipëri
Ndeshja e pestë, 12 Nëntor 2020: Shqipëri-Kazakistan
Ndeshja e gjashtë, 15 Nëntor 2020: Shqipëri-Bjellorusi/atsh