Loading...

OBSH: COVID-19 armiku i njerëzimit

Drejtori i përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus, e quajti sot koronavirusin e ri një armik të njerëzimit.

“Ky koronavirus paraqet një kërcënim të pashembullt. Por është gjithashtu një mundësi e paparë për t’u bashkuar kundër një armiku të përbashkët, një armiku të njerëzimit”, tha ai, në një konferencë virtuale për shtyp.

Deri tani më shumë se 8 000 njerëz kanë vdekur në të gjithë botën, që nga shfaqja e tij në fund të dhjetorit, në Kinë./ /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com