Testi i parë i kancelares gjermane, Angela Merkel për COVID-19 rezultoi negativ, deklaroi një zëdhënës i qeverisë.
Dje Merkel u izolua në shtëpi, pasi pati kontakte me një mjek i cili më pas rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit. “Rezultati i provës së sotme është negativ”, theksoi zëdhënësi, Steffen Seibert.
Ai shtoi se në ditët e ardhshme do të kryhen teste të metejshme.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel u izolua në shtëpi, pas kontaktit me një mjek i cili rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit, deklaroi me parë zëdhënësi i saj, Steffen Seibert.
Seibert shtoi se kancelarja, e cila njoftoi masa të reja për të parandaluar përhapjen e Covid-19, u informua për lajmin pas deklaratës.
Të premten Merkel u vaksinua nga një doktor i cili më vonë rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit./atsh