Rreth 2 000 raste të reja me koronavirus u regjistruan në Spanjë dhe 182 persona kanë humbur jetën nga epidemia në 24 orë, sipas bilancit të fundit të njoftuar nga autoritetet.
”Spanja, vendi i katërt më i prekur në botë, numëron tashmë 11 178 raste dhe 491 të vdekur”, theksoi Fernando Simon, zyrtar i qendrës kombëtare të alarmit shëndetësor.
”Numri i personave që janë shëruar është dyfishuar duke arritur nga 530 në 1 028”, sipas shifra të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë.
Rajoni i Madridit, vendi më i prekur, numëron 355 të vdekur, rreth 72% në total dhe 43% i rasteve të infektuara/ /atsh