Nuk ka asnjë arsye për panik nga koronavirusi, deklaroi dje presidenti amerikan, Donald Trump.
”Nuk ka asnjë arsye për panik”, tha Trump.
”Prioriteti ynë është shëndeti i amerikanëve. Rreziqet për ta mbeten shumë të ulëta”, deklaroi Trump nga Shtëpia e Bardhë.
”Ne jemi të gatshëm të marrim masat tona mbi koronavirusin dhe do të bëjmë çfarëdo që është e nevojshme’’, shtoi presidenti.
‘’Kam biseduar me presidentin kinez Xi Jinping. Kina po punon shumë për të luftuar koronavirusin’’, theksoi Trump.
‘’SHBA deti tani ka pasur suksese të jashtëzakonshme në trajtimin e urgjencave”, përfundoi ai./atsh