Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se gjatë një operacioni kundër terrorizmit në Jemen është vrarë një prej liderëve të organizatës terroriste Al-Kaeda, Qasim al-Rimi.
“Rimi i ishte bashkuar Al-Kaeda-s në vitet ’90 dhe ka punuar me Osama bin Laden-in. Organizata terroriste Al-Kaeda nën udhëheqjen e Rimi-t në Gadishullin Arabik ka kryer sulme të pandërgjegjshme kundër civilëve në Jemen. Gjithashtu kjo organizatë ka kryer edhe shumë sulme kundër SHBA-së dhe forcave tona”, thuhet në deklaratë.
”Vrasja e al-Rimit në operacionin në fjalë do të dobësojë praninë e Al-Kaeda-s në Gadishullin Arabik dhe në të gjithë botën dhe se është bërë një hap përpara në eliminimin e këtyre organizatave që kërcënojnë sigurinë kombëtare të SHBA-së”, citon deklarata.
“Me vrasjen e Rimi-t interesat tona dhe aleatët tanë janë më të sigurtë. Ne do të vazhdojmë të mbrojmë popullin amerikan duke ndjekur gjurmët dhe duke eliminuar këto terroristë që përpiqen të na dëmtojnë”, theksoi Shtëpia e Bardhë./atsh