Loading...

Këngëtares shqiptare i hakerojne faqen e facebook, i publikojnë pamje erotike…

Hakerimet dhe viruset kompjuterike janë një ndër makthet e shumë përdoruesve të rrjeteve sociale në mbarë botën.

Shqetësime të kësaj natyre bëjnë më tepër bujë kur pre e hakerave bien edhe personazhe të njohur.

I tillë është edhe rasti i këngëtares shqiptare, Klea Huta, e cila duket se po përballet me të njëjtin makth.

Në faqen e saj në Facebook, janë postuar disa pamje me përmbajtje të lartë erotike, të cilat kanë lënë të habitur ndjekësit e saj.

Kanë qenë këta të fundit që janë përpjekur të shpjegojnë situatën në komente, duke thënë se profili i Kleas ka rënë pre e hakerave.

Së fundmi ka reaguar edhe vetë këngëtarja, e cila ka postuar një Story në Instagram ku njofton të gjithë ndjekësit se faqja e saj në Facebook është hakeruar.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com