Policia italiane njoftoi sot se kishte sekuestruar 400 kilogramë kokainë të dërguar në Siçili nga karteli famëkeq i drogës meksikane “Sinaloa”.
“Droga, tepër e pastër, u dërgua nga Bogota në Katania të Siçilisë, ku mbërriti me avion më 11 janar”, deklaroi policia doganore ”Guardia di Finanza”.
Gjithashtu në të njëjtën ditë, në Katania mbërritën dy ndërmjetës nga Guatemala, të cilët punonin për kartelin “Sinaloa”.
Ata u arrestuan 12 ditë më vonë, ndërsa përpiqeshin të negocionin një shitje me tregtarët italianë dhe spanjollë.
Arrestimi u bë në Afi, një qytet i vogël afër liqenit Garda, në veri të Italisë.
Disa ditë më vonë, blerësit u arrestuan më 4 shkurt në Barcelonë.//atsh