Loading...

Presidenti i UEFA-s viziton “Shtëpinë e futbollit”

Ndeshja Shqipëri-Francë sonte në orën 20:45, sfidë që mbyll edhe ndeshjet në grupin ‘H’ të eliminatoreve, do të inaugurojë arenën e re kombëtare, “Air Albania Stadium”.

Stadiumi pritet të jetë plot, ndërsa do të inaugurohet me një ceremoni të veçantë ku i pranishëm do të jetë edhe presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin.

I shoqëruar edhe nga President i FSHF-së, Armando Duka, presidenti i UEFA-s vizitoi ‘Shtëpinë e Futbollit’. Në këtë kompleks krahas zyrave të reja të FSHF po ndërtohen 2 ministadiume me tribuna nga 500 vende secila.

Ceferin e ka cilësuar stadiumin kombëtar “Air Albania” si një xhevahir, teksa ka vlerësuar edhe progresin që Shqipëria ka bërë në futboll.

Ai është shprehur se dita e sotme do të jetë një moment historik për çdo shqiptar./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com