Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut denoncoi sot përdorimin e forcës, përfshirë edhe përdorimin e municioneve luftarake kundër turmave të protestuesve në Iran, duke shprehur shprehur shqetësim ndaj raportimeve, që tregojnë për një numër të madh viktimash.
“Ne jemi veçanërisht të alarmuar nga fakti se përdorimi i municioneve të vërteta ka shkaktuar një numër të konsiderueshëm viktimash në të gjithë vendin”, tha zëdhënësi i Zyrës së Komisionerit të Lartë, Rupert Colville, gjatë një konference për shtyp në Gjenevë.
Sipas raportimeve nga mediet iraniane dhe burime të tjera numri i viktimave thuhet se ka arritur në dhjetëra.
Megjithatë, për shkak të ndërprerjes së internetit, situata dhe në veçanti numri i viktimave pas katër ditësh protestash të dhunshme, mbetet ende i vështirë për t’u përcaktuar në rang vendi./atsh