Luhet sot ndeshja më e flaktë në Gjermani, Bayern Munich kundër Borussia Dortmund.
Në orën 18:30, bavarezët dhe skuadra verdhezi do të masin forcat në “Allianz Arena”, në një spektakël të vërtetë jo vetëm futbollistik, por edhe jashtë fushës.
Bayerni e mbylli me Niko Kovaç pas asaj disfate 5-1 raundin e kaluar të Bundesligës dhe tashmë drejtohet nga Flick i cili morri fitoren e parë si trajner kryesor duke thyer Olympiacosin në Champions. Ndërkohë që Borussia vjen pas përmbysjes nga 0-2 në 3-2 kundër Interit në Champions. /atsh