Loading...

Koreja e Jugut, 300 mijë dollarë për banorët e prekur nga tërmeti

Koreja e Jugut ka dhuruar 300.000 dollarë për të ndihmuar banorët e prekur nga tërmeti i së martës.

Ambasadori i Koresë, Soosuk Lim, pavarësisht anulimit të festave Kombëtare, erdhi në Shqipëri për të ofruar ndihmën e Qeverisë koreane prej 300.000 dollarëve.

Ai zhvilloi një takim edhe me zv/ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Etjen Xhafaj.

“Ambasadori korean Soosuk Lim, erdhi për të zgjeruar mbështetjen e Qeverisë koreane. Do ta kalojmë këtë kohë tepër të vështirë me mbështetjen e miqve tanë dhe njerëzve tanë në të gjithë botën, të cilët po tregojnë një solidaritet të jashtëzakonshëm me viktimat e tërmeteve në Shqipëri! Shumë faleminderit të gjithëve!” – është shprehur zv/ministri Xhafaj./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com