Filmi i shumëkomentuar “Joker” ka thyer një tjetër rekord, duke u bërë i pari prodhim që arkëton shumën 1 miliard dollarë nga shitja e biletave në fundjavë.
Joker u bë filmi më fitimprurës komik i të gjitha kohërave në fillim të këtij muaji. Tani ka arritur në 1 miliard dollarë pavarësisht se nuk është shfaqur ende në Kinë. Rivalët më të afërt me vlerësim janë Deadpool 2 i 2018-ës (785 milion dollarë) dhe paraardhësi i tij i vitit 2016 Deadpool (783 milionë dollarë), të dy interpretuar nga Ryan Reynolds.
“Joker” sjell për shikuesit historinë e një komediani të dështuar që vuan nga shëndeti mendor dhe që shndërrohet në një vrasës.
Roli interpretohet nga aktori i njohur Joaquin Phoenix, i cili po përflitet si kandidat i mundshëm për çmim “Oskar”. Filmi është shoqëruar nga një valë kritikash, pasi një pjesë e kritikës mendon se lartëson një vrasës dhe se mund të inkurajojë sulme të ngjashme kudo. /atsh