Pista kryesore e hetimeve për vr*sjen e Fatos Ferracakut, është ajo e një e*zekutimi pasi 41 vjeçari dyshohet se ka parë personat që ka ek*ekutuar Arjan Ferracakun në fillim të shtatorit. Duke qenë se ishte peshkatar Fatos Ferracaku ka qënë pranë hidrovorit, shumë afër zonës ku u v*a Arjan Ferracaku.
41 vjeçari mendohet se ka parë autorët kur janë larguar pasi kryen v*asjen. Ai këtë ia ka rrëfyer edhe një të afërmi. Burime nga grupi hetimor konfirmojnë se kjo është pista kryesore e hetimeve. Dyshohet se Fatos Ferracaku kishte folur me nje person tjetër që kishte parë autorët e vr*sjes së Arjan Ferracakun
Një ditë më parë policia e Shkodrës shoqëroi tetë persona, mes të cilëve edhe anëtarin e Këshillit Bashkiak, Mustafa Lici, pasi motori i autorëve u gjet pranë banesës së tij në lagjen “Guerrile”.
Fatos Ferracaku ishte baba i katër fëmijëve. Ai nuk rezulton person problematik dhe i paskeduar nga policia e Shkodrës./korrieri