Një grup shqiptarësh, që merrej me shpërndarje droge në klubet e natës në Athinë, janë goditur nga policia helene.
Siç raportojnë këtë të hënë mediat lokale, pesë shqiptarë të moshave 29, 32, dy 35-vjeçarë dhe një 24-vjeçar janë vënë në pranga. Identitetet nuk bëhen me dije, shkruan Shkodranews.
Drejtuesi i grupit ishte 32-vjeçari i cili sipas hetimeve, kishte detyrë të gjente sasi të konsiderueshme kokaine dhe të organizonte grupin, shkruan Shkodranews.
Gjatë aksionit, janë sekuestruar rreth 400 gramë kokainë, 43.065 euro lekë shqiptare, dollarë, peshore elektronike, 5 makina, një motoçikletë, telefona dhe blloqe shënimesh. /Shkodranews