Loading...

Familjarët në ankth prej muajsh, dy persona të humbur në Vlorë, ende asnjë gjurmë

Dy persona janë shpallur të humbur rreth dy muaj më parë nga familjarët e tyre në Vlorë, por ende nuk ka asnjë gjurmë prej tyre.

Më 4 korrik, është bërë denoncimi i parë ku u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për “Largimin nga banesa” të shtetasit, A.Xh., ku sipas kallëzimit që ka bërë bashkëshortja e tij, e cila ka thënë se ky shtetas është larguar nga banesa në datën 18.06.2018.

Rasti i dytë është kallëzuar më datë 18.07.2018, ku u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për “Largim nga banesa” të shtetasit E.T, ku sipas kallëzimit të babait të tij, ky shtetas është larguar nga banesa më datë 17.07.2018.

Policia në bashkëpunim me Prokurorinë po punon intensivisht për gjetjen e tyre, por edhe pse kanë kaluar muaj, nuk ka asnjë shenjë për ta.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com