Loading...

Zjarr në arkivën e Gjykatës së Lartë në Tiranë

Një zjarr ka rënë në godinën e Gjykatës së Lartë në Tiranë para pak minutash.

Mësohetn se zjarri ka rënë në arkivin e Gjykatës së Lartë në katin e parë të ndërtesës.

Në pamjet e siguruara shihen makinat e zjarrfikëses dhe policisë që kanë mbërritur në vendngjarje. Dyshohet se nga zjarri janë djegur disa dokumente, por shkaqet ende nuk dihen.

Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një bateri kompjuteri (UPS), ndërsa nuk dihet ende nëse ka dëmtime të dokumenteve.

Në vendngjarje ndodhet edhe një grup hetimor, i cili do të përpiqet të përcaktojë shkaqet e rënies së zjarrit.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com