Policia spanjolle arrestoi sot Manuel Charlin, baroni më i famshëm i drogës në krye të një klani me emër dhe mjaft të dhunshëm familiar në rajonin e Galicës, (veri-perëndim) gjatë një operacioni të gjerë antidrogë.
Patriarku i moshës 85 vjeç, i cili ka kaluar shumë vite prapa hekurave është njëri nga 18 personat e arrestuar gjatë këtij operacioni që u zhvillua në Galicia dhe në rajone të tjera spanjolle, përfshirë Andaluzinë, sqaroi për median një zëdhënëse e policisë.
Djali i tij Melchor në arrasti prej pesë vitesh, renditet gjithashtu në mesin e të arrestuarve.
Lois Herrera, zëdhënëse në Prefekturën e provincës së Pontevedra, në Galicia sqaroi se këto arrestime vijnë pas kapjes së një sasie rekord të kokainës në një anije në brigjet e Azores.
Manuel Charlin është baroni i fundit i drogës si datë i arrestuar, pas Sito Minanco, një tjetër trafikant historik i arrestuar në shkurt./atsh