Një aksident ka ndodhur sot në Mamurras ku kanë mbetur të plagosur 3 femra. Një automjet tip “Renault Clio” me targa AA970KU që udhëtonte drejt Laçit, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Si pasojë e përplasjes së fortë janë plagosur tre pasagjeret që ndodheshin në bord, gjendja e njërës prej tyre paraqitet më e rëndë.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, të plagosurat janë dërguar në spital.