Princeshë Diana kishte frike dhe ndiente se bashkeshorti mund t’i kercenonte jeten. Kete ajo ia ka shprehur ish-komandantit Paul Burrell ne nje leter qe ia ka dorezuar 10 muaj para se te vdiste.
Burrel, i cili se fundmi ka botuar nje liber, ka folur mbi kete leter dhe tha se shënimi i shkruar me dorën e vete Dianes, i ishte dhënë atij nga princesha 10 muaj para vdekjes së saj duke shprehur frikën për sigurinë e jetes. Kjo leter u botua ekskluzivisht në “Daily Mirror” në vitin 2003.
Sic shkruan sot “Mirror”, Diana ne leter pretendonte se ajo besonte se Princ Charles po planifikonte “një aksident për makinën e saj”, që do të rezultonte në prishjen e frenave dhe një dëmtim serioz në kokë.
Burrell lexoi: “Unë jam ulur këtu në tavolinën time sot në Tetor, duke dashur që dikush të më përqafojë, të më inkurajojë që të qëndroj e fortë dhe ta mbaj kokën lart.
Kjo fazë e veçantë në jetën time është më e rrezikshmja, pasi burri im po planifikon një aksident për makinën time, prishjen e frenave dhe dëmtimin serioz në kokë, në mënyrë që të hapë rrugën për t’u martuar me Tiggyn.
Camilla s’është gjë tjetër veçse një mashtrim, kështu që të gjithë po përdoremi nga ky burrë në çdo kuptim të fjalës”.
Burrell gjithashtu zbulon letrën në librin e tij “Royal Duty”, të cilën pretendon se ia ka dorëzuar vetë Princesha si një politikë sigurimi.