Loading...

Bypass-i, “ferri” i Fierit, tortura e trafikut merr fund në vjeshtë

Edhe ky sezon veror nuk i shpëtoi torturës së drejtuesve të automjeteve që zgjedhin të pushojnë në jug dhe kalojnë në segmentin rrugor më problematik të Fierit. Radhët e gjata të trafikut kanë bërë qarkullimin në këtë aks në këto ditë vere të jetë një stres më vete.

Bypass-i i Fierit vijon të jetë nyja më problematike infrastrukturore. Por duket se odiseja disa vjeçare e bllokimit të ndërtimit të tij ka hyrë në rrugën e zgjidhjes. Muaji tetor do të shënojë edhe lidhjen e kontratës së re me kompaninë e cila do të përfundojë ndërtimin e tij, por edhe të Bypass-it të Vlorës. Ky fakt u konfirmua një ditë më parë edhe nga kryeministri Rama gjatë një takimi me të rinjtë e Akademisë së 100 fshatrave. Ai premtoi se në sezonin e ardhshëm kjo gangrenë do të marrë fund.

Në datën 6 gusht janë hapur ofertat nga kompanitë pjesëmarrëse që do të ndërtojnë këto dy vepra publike. Sipas të dhënave nga autoriteti rrugor ofertat janë duke u konsultuar edhe me BERZH si financuese të dy bypass-eve. Me pas pritet të kemi një certifikim të kompanisë fituese./vizionplus

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com