Ekipi i “Liverpoolit” përfundoi kompeticionin, International Champions Cup me një fitore të mrekullueshme kundër rivalëve të “Manchester United”, duke i mposhtur ata me rezultatin e thellë 4-1.
Trajnerët Jurgen Klopp dhe Jose Mourinho janë përplasur kohët e fundit me njëri-tjetrin përsa i përket shpenzimeve që kanë bërë këto dy klube për transferimin e lojtarëve, por ishte Klopp i cili triumfoi në ndeshjen e zhvilluar në Michigan me golat e shënuar nga Sadio Mane, Daniel Sturridge, Sheyi Ojo dhe Xherdan Shaqiri i cili debutoi për herë të parë me fanellën e “Liverpool”.
Andreas Pereira shndërroi një goditje dënimi në gol për “Manchester”, por kjo nuk mjaftoi që të ndalonte të besuarit e Klopp që të triumfonin në 2 nga 3 ndeshjet e zhvilluara në këtë kompeticion, pasi këta të fundit kanë mundur dhe ekipin kampion të “Manchester City”, me rezultatin 2-1.
Mane shënoi në kohën shtesë me anë të një penalltie që i dha fitoren “Liverpoolit” në Neë Jersey dhe të njëjtën gjë bëri edhe në takimin e zhvilluar në Michigan në minutën e 27-të të takimit.
Ekipit të “United” ju anulua një gol për pozicion jashtë loje, kur Huan Mata morri pasimin nga Alexis Sanchez por ishte Mane që shënoi nga pika e bardhë pas një pengimi që Demetri Mitchell i bëri sulmuesit Salah.
Ekipet shkuan në dhomat e zhveshjen me rezultatin e barabartë, ndërsa në pjesën e dytë edhe pse rritmi ra, ekipi i “Liverpool” vijoi të shikonte mundësinë për të cenuar portën e “United”, duke hedhur në fushë Xherdan Shaqirin.
Në minutën e 65-të takimi ishte Sturridge që shënoi golin e 2-të për skuadrën e Klopp.
Ekipi i “Liverpool” nuk u ndal së shënuari në portën e “Manchester United” dhe kësaj here ishte Ojo i cili shënoi 10 minuta para mbylljes së takimit.
Edhe pse menduan se çdo gjë kishte mbaruar dhe nga kjo ndeshje nuk mund të nxirrej më asgje, mesfushori Xherdan Shaqiri i habiti të gjithë me anë të një supergoli me roveshat “alla Ronaldo” nga një distancë prej 12 metrash./atsh