Loading...

Vlore : Pranga 47 vjeçarit i cili e kishte mbushur pyllin e Akërnisë me kanabis

Në vend të punës së tij si roje mjedisi i AKMZ-së, shtetasi me inicialet V.M kishte marrë përsipër të kryente një tjetër ”funksion”. Policia e Vlorës ka vënë në pranga ditën e djeshme 47 vjeçarin i cili e kishte mbushur pyllin e Akërnisë me kanabis.

Punonjësi kishte arritur të kultivonte rreth 300 bimë kanabis sativa në pyll.

Njoftimi i Policisë

DVP.Vlorë: Policia ditën e djeshme në vendin e quajtur Pylli i Akërnisë ka gjetur të kultivuara dhe ka asgjësuar 300 bimë kanabis.

Për këtë rast është proceduar penalisht shtetasi V.M., 47 vjeç, me funksion roje mjedisi në A.K.Z.M.

Gjithashtu është arrestuar në flagrancë shtetasi V.Nune, 61 vjeç, banues në Novoselë pasi në vendin e quajtur “Sinanaj”, në fshatin Vergo, Delvinë i janë gjetur dhe asgjësuar 265 bimë narkotike fidanë.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Kultivimi bimëve narkotike” dhe ”Shpërdorimi detyrës”, parashikuar nga nenet 284 dhe 248 të Kodit Penal.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com