[sgmb id=”1″]
Vlorë Policia ka ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim: – Ruxhino Mahmuti, 24 vjeç, banues në Vlorë. Policia ka bërë ndalimin e shtetasit Ruxhino Mahmuti, pasi më datë 15.12.2016 është shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, neni 283 i Kodit Penal. Vepër penale për të cilën Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 3 vite e 4 muaj burg.