[sgmb id=”1″]
Për herë të parë normat e interesit të kredisë janë bërë fleksible duke shënuar vlerën më të ulët për kreditë afatshkurtra të cilat disa vite më parë arrinin edhe në 12 apo 15%.
Shkaku kryesor është ulja e kërkesës së biznesit për të marrë financim, çka i ka detyruar bankat që të rritin ofertën. Historikisht në Shqipëri, diferenca mes interesit të kredive dhe depozitave ka qenë mjaft e thellë, duke penalizuar huamarrësit të cilët paguanin interesa të larta dhe depozituesit që merrnin fitime të pakta.
Në një llogaritje të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, Shqipëria ishte vendi i parë në rajon që kishte raportin më të theksuar mes marzhit të interesit të kredisë me atë të depozitës.
Një tjetër arsye se përse kredia në lek është më e lirë, lidhet edhe me interesin e bonove të thesarit, i cili në mars dhe prill ka arritur normat më të ulëta historike 1.5%, duke zbritur përtej nivelit të inflacion