Loading...

Zyrat e Policise se shtetit kthehen ne magazina te lendeve narkotike!

Tetë tonë drogë kanabis të bllokuara në Berat, Përmet, Burrel, e zona të tjera të vendit që prej fillimit të këtij viti, kanë mbushur të gjitha ambientet e laboratorit te Institutit të Policisë Shkencore në vend.

Korridoret e zyrat janë kthyer në magazina.

Madje burime nga Instituti i Policisë Shkencore thonë për Televizionin Klan se edhe në tualetet e tij mund të gjesh pako apo thasë në të cilët janë administruar nga hetuesit në ngjarje të ndryshme si prova materiale.

Sasitë e mëdha të lëndës narkotike duhet të ekzaminohen dhe nuk mund te asgjësohen.

Por, ato po bllokojnë jo vetëm ambientet, por edhe punën e specialisteve të policisë.

Ekspertë që punojnë në këtë laborator thonë se zgjidhja është ekzaminimi i pakove dhe i materialeve të sekuestruara nëpërmjet mostrave dhe përzgjedhjes natyrore.

Kjo do të shkurtonte kohën e ekzaminimeve dhe do të çlironte ambientet e laboratorit nga tonelatat me drogë.

Tetë tonët me kanabis, duhet të ekzaminohen për gjurmë gishtërinjsh, por edhe për përmbajtjen kimike të tyre që përcakton nëse lënda është narkotike apo jo.

Një proces i tillë kërkon një kohë të konsiderueshme. Kjo pasi sipas burimeve të policisë janë me qindra aktet e ekspertimit që duhet të kryhen nga ekspertët.

Policia ka bllokuar 28 tonë kanabis që prej fillimit të vitit, por në laboratorin shkencor gjenden vetëm 8 ton.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com