Zjarr në një banesë në afërsi të tregut kryesor të fruta-perimeve në rrugën e Cërrikut në Elbasan.
Si pasojë e flakëve ka mbetur e asfiksuar e moshuara G.Gurra 67 vjeçe e cila është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, raporton infoelbasani.al.
Ngjarja ndodhi pak para mesditës. Shkak mendohet të ketë qenë një bombol gazi e cila ka shpërthyer ndërsa 67 vjeçarja ka tentuar që ta hapë.
Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëset të cilat kanë bërë të mundur lokalizimin dhe fikjen e flakëve, transmeton infoelbasani.al.
Nga të dhënat e para hetimore rezulton se zjarri është shkaktuar nga shpërthimi i bombulës së gazit e cila ka shkaktuar edhe asfiksimin e së moshuarës.
Burime nga spitali dhe policia Elbasan bënë me dije se ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.