[sgmb id=”1″]
Një person 39-vjeçar është arrestuar nga Policia ditën e djeshme, pasi ishte shpallur në kërkim për kanosje me armë.Ai është Arben Papa, 39 vjeç banues në Tiranë. Papa kishte vendosur që të rilidhej me ish-të dashurën e tij pas 20 vjetësh.
Mirëpo kjo lidhje nuk i shkoi si e parashikonte. Pasi kreu marrëdhënie me të dashurën e tij, Blertina L. Papa zbulon se kishte marrë hepatitin B.
Kjo gjë nuk i ka pëlqyer Papës dhe ka nisur të kërcënojë të dashurën me armë dhe ta përnjdekë, shkruan “Panorama”.
HISTORIA
Mbi bazen e materialit te ardhur nga organi procedues, kallëzuesja Blertina L. me të pandehurin Arben Papa kanë pasur njohje para 20 vjetësh.
Më pas ata nuk kanë pasur komunikim me njëri-tjetrin për shkak të largimit të tyre në mënyrë respektive jashtë vendit.
Rreth tre muaj më parë pasi Arbeni është kthyer në Shqipëri ata janë takuar përsëri.
Prej një muaji ata janë ndarë përsëri pasi kanë pasur mosmarrëveshje me njëri-tjetrin. Gjatë kësaj kohe gjithashtu i pandehuri ka rënë në dijeni të faktit se ishte infektuar me hepatitin “B”.
Ky fakt ka bere që Arbeni të reagonte negativisht ndaj Blertinës duke i krijuar shqetësim kësaj të fundit duke e fyer dhe ofenduar në mënyrë të vazhdueshme.
Në lidhje me këtë fakt me cilësinë e provës materiale janë sekuestruar edhe disa letra të shkruara nga Arbeni në drejtim të Blertinës nga ku pasqyrohet fakti se personi nën hetim fajëson Blerinën për sëmundjen e tij.
Me pas në datë 10.03.2015 rreth orës 11:30 i pandehuri ka shkuar pranë banesës së kallëzueses të ndodhur në Rrugën “Fortuzi”, ku ka qëndruar për pak kohë në një lokal pranë kësaj banese.
Sapo i pandehuri ka parë motrën e saj Eriola L. ka reaguar negativisht ndaj saj me fjalë fyese dhe kërcënuese.
Të njëjtat veprime ai ka kryer edhe me kallëzuesen dhe nënën e saj të quajtur Ilmie L.
Pas kësaj nëpërmjet një arme zjarri me mbishkrimin GAP 8 mm që ai e kishte në dorë ka kanosur seriozisht për jetën atë dhe familjarët e saj.
Kjo armë është sekuestruar me cilësinë e provës materiale nga policia gjyqësore. Gjithashtu gjatë kësaj kohe ai i ka drejtuar këtë armë edhe shtetasit S. D., i cili ka qenë duke qarkulluar në rrugën “Fortuzi”.
Menjëherë ai ka njoftuar disa punonjës policie të cilët kanë qenë duke qarkulluar me mjet në këtë rrugë e që më pas ata kanë bërë edhe shoqërimin e tij pranë Komisarita të Policisë Nr.3.
I pyetur në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime shtetasi Arben Papa ka spjeguar se ka pasur lidhje të ngushtë me kallëzuesen Blertina L. dhe duke qenë se ai është infektuar me hepatitin B dhe C nga ajo, ai ka reaguar negativisht ndaj saj.