Loading...

POLICIA GREKE KAP SHQIPTARIN ME 98 KG KANABIS, PO PARAROJA I IKËN NGA DUART

Policia greke ka arrestuar në dy operacione të ndryshme dy shtetas shqiptarë dhe ka shpallur në kërkim një tjetër.

Të tre ata akuzohen për transportimin e një sasie të madhe kanabisi, me qëllim trafikimin në tregun grek, raporton ora news.  Sipas komunikatës së policisë, i pari u arrestua një shtetas i moshës 29 vjeç, pas kontrollit që u ushtrua në afërsi të Kosturit, në automjetin që drejtonte. U gjetën katër çanta udhëtimi, që përmbanin 98.2 kg kanabis, të ambalazhuar në 90 paketa.

Para këtij automjeti ndodhej një tjetër, në rolin e pararojës, që nuk ndaloi për kontroll nga policia, por rriti shpejtësinë dhe u gjet më pas i abandonuar në një zonë të qytetit të Grebenesë. Pas verifikimit, rezultoi se drejtues i këtij mjeti ishte një shtetas shqiptar i moshës 34 vjeç, që tashmë është shpallur në kërkim.

Ndërsa mjeti ishte në pronësi të një shtetaseje po shqiptare, 34 vjeç, që u gjet dhe u arrestua të mërkurën në mesditë në Selanik.

Policia sekuestroi drogën, të dy mjetet, dy telefona celularë, si dhe një shumë prej 120 eurosh, që i arrestuari i parë kishte me vete.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com