[sgmb id=”1″]
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, mblodhi sot konferencën e Kryetarëve pas thirrjes ultimative të Gramoz Ruçit për zgjedhjen e Presidentit të ri ditën e nesërme, ndryshe sipas tij, vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve u vendos që Kuvendi do të mblidhet sërish nesër në orën 17:00, për raundin e katërt të Presidentit, pas djegies së tre raundeve.
“Nesër duhet të konsumojmë të dy raundet për zgjedhjen e presidenti të ri. Meta ka mbajtur një qëndrim neutral për këtë çështje”, mësohet të jetë shprehur Ruçi në mbledhje. Ndërkohë, gjatë 3 raundeve të para, maxhoranca nuk propozoi asnjë kandidat, ashtu sikur dhe sot