Loading...

Flet i arrestuari per ngjarjen ne Vlore – U zume fillimisht me fjale, sherr banal , me pas…

Ekspertë të kriminalistikës janë duke punuar për të gjetur se kush është  autori i vrasjes së 33-vjeçarit Ergys Gjioveshaj në lokalin me muzikë në Vlorë, mbrëmjen e së enjtes.

Ekspertiza ende nuk e ka përcaktuar se nga cila armë kanë dalë plumbat që u shkrepën në lokal atë natë, 6 prej të cilave kapën viktimën i cili ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.

Mësohet se si personi i arrestuar,19-vjeçari Gani Tozaj, edhe personi tjeter Arjanit Kondaj, i cili është shpallur në kërkim, kanë patur armë natën e ngjarjes.

Por nuk dihet ende nëse Ganiu është autori i vrasjes së Ergysit.

Deri tani dihet se ka qenë Arianit Kondi i cili ka nxjerrë nga çanta që mbante varur në sup një arme pistolete dhe ka qëlluar me te disa here ne drejtim te trupit te personit qe e goditi me pellembe dhe me shkelma.

I riu që u arrestua dje, ka treguar para oficerëve në polici se gjithcka nisi si nje sherr banal.

Gani Tozaj nga fshati Sevaster i Vlorës tha: “Gjithcka nisi si një sherr banal. U zumë fillimisht me fjalë, pastaj nisi sherri mirë. Nuk e mora vesh më pas se cfarë ndodhi dhe pse u nxorën armët”- ka thënë ai, raporton “Panorama”.

Kur u kap, Ganiu strehohej në një banesë në lagjen “Ujë i Ftohtë”, pranë vendit të quajtur “7 pallatet”.

Gjithashtu, Policia ka shpallur në kërkim shtetasit A.K., 37 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Vrasje në rrethana cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, si dhe E.S., 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com