“Ambasadori jo zyrtar” i Koresë së Veriut për Perëndimin ka paralajmërar se Peniani mund të shkatërrojë gjithë botën me vetem tre bomba.
43 vjeçari Alejandro Cao de Benós, e ka përshkruar shtetin e fshehtë komunist si utopi.
“Njerezit kanë një jetë themelore, të sigurt dhe me dinjitet. Ata jetojnë paqësisht, dhe nuk ka konflikte shoqërore. Ne nuk kemi njerëz që flenë në rrugë…është një mënyrë tjetër e jetesës, një në të cilën ne të gjithë punojmë në një lëvizje të madhe bashkëvepruese”, tha ai për mediat spanjolle.
Kur u pyet rreth rrezikut ushtarak të Koresë së Veriut, ai u përgjigj:
“Askush nuk guxon të prekë Korenë”, tha ai. “Nëse preket, njerezit do ta mbrojnë me armë dhe raketa. Ne kemi bombë termonukleare. Me tre prej tyre bota përfundon”, ka thënë ai.