Loading...

Cana tregon njohjen me bashkëshorten italiane: I lash numrin kamerierit !

[sgmb id=”1″]

Lorik Cana i është përkushtuar plotësisht familjes, pasi ka rrëfyer se ka kaluar momente të vështira, teksa vuante nga disa probleme me zemrën. Kjo ishte dhe arsyeja që ai është larguar nga fushat e blerta.

Në një intervistë të dhënë për programin “Pasdite në Top Channel” ai nuk la pa përmendur dhe njohjen me Monikën në një restorant në Itali dhe sesi një rastësi e bukur, solli në jetën e tij shpirtin binjak.

“E pashë rastësisht në një restorant në Romë, i lash numrin tim të telefonit kamerierit dhe ika, erdha në Shqipëri për t’u grumbulluar për ndeshje. Monika më dërgoi pas disa ditësh një mesazh ku me thoshte se këto mënyra kanë dalë nga moda, por mesa duket edhe pse jashtë mode mënyra ime funksionoi”, u shpreh ish-kapiteni i kombëtares.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com